Çmime ndryshe nga sa faturohen, gjobë deri në mbyllje aktiteti. Denaj-bizneseve: Diferenca ju penalizon
Një tjetër arsye për të cilën po penalizohen hotelet në bregdet, është aplikimi i çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që u ofrohen realisht klientëve të hotelit.
Ligji detyron publikimin dhe afishimin e çmimeve, në mënyrë që konsumatori, të marrë informacionin e nevojshëm dhe të mos bjerë pre e lojës së bilanceve të dyfishta!
Bizneset që afishojnë çmime të ndryshme nga ato që faturojnë do të përballen me penalitete si gjobë e deri edhe mbyllje aktiviteti.
Kjo u paralajmërua nga ministrja e Financave Anila Denaj ndërsa ndodhej në Golem sëbashku me strukturat tatimore.
“Ne i dimë çmimet e tregut. Klienti duhet të dijë çmimin real të tyre. Edhe këtu edhe në vendet e tjera ndodh që çmimet e afishuara janë të ndryshme nga ato që aplikoni dhe kjo diferencë ju penalizon” tha Denaj.
SCAN
ERTV Live😊: STOPINFORMALITETIT✋Golem – Ministrja e Financave, Anila Denaj, vijon punën e përditshme në terren, së bashku me strukturat tatimore: Një tjetër arsye për të cilën po penalizohen hotelet në bregdet, është aplikimi i çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që u ofrohen realisht klientëve të hotelit. Ligji detyron publikimin dhe afishimin e çmimeve, në mënyrë që konsumatori, të marrë informacionin e nevojshëm dhe mos bjerë pre e lojës së bilanceve të dyfishta! #ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve
Posted by Edi Rama on Thursday, August 8, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.