Çmime rekord për blerjen e energjisë – 90% e sasisë së nevojshme u ble me 144.6 euro/mwh, shpenzohen 7 mln euro
Çmimi mesatar me të cilin Furnizuesi i Trgeut të Lirë ka siguruar energjinë për plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit gusht është ndër më të lartët në vitet e fundit, duke arritur në 138.49 euro/ mwh. Sipas të dhënave zyrtare, për muajin gusht deri më tani janë blerë 49 044 mëh energji, ndërkohë që sasia më e madhe e më konkretisht 90% e saj, është siguruar me një çmim rekord prej 144.60 euro/mwh.
Në total për blerjen e kësaj sasie janë shpenzuar rreth 7 mln euro, ndërkohë që shpenzimet për gushtin parashikohet të jenë edhe më të larta, pasi aktualisht FTL ka hapur edhe një tjetër procedurë për blerjen e një sasie prej 35.756 MwH energji. Ndërkaq, për sigurimin e energjisë së nevojshme, gjatë muajit korrik ky dikaster shpenzoi 4.8 mln euro, teksa çmimi mesatar me të cilin u sigurua energjia arriti në 106 euro/mwh.
Blerjet e energjisë u rikthyer me ardhjen e verës dhe mungesën e rreshjeve të shiut Ndërkohë që, sikurse është theksuar edhe më herët faturat e kripura për blerjen e energjisë reflektojnë uljen e prodhimit të energjisë për shkak të situatës jo të favorshme hidrike, ndërsa nxjerrin edhe një herë në pah nevojën që ka vendi ynë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë apo thënë ndryshe prodhimin e energjisë, jo vetëm nga hidrocentralet, por edhe nga impiantet diellore, ato të erës, etj.
Ola Mitre/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.