Çmimet e barnave, FSDKSH: Janë 11% më lirë se lista e rimbursueshme 2016
Çmimet e miratuara për listën e re të barnave të rimbursushme janë 11% më lirë se ato të listës së vjetër.
Në një dalje për mediat kreu i FSDKSH, Eduard Ahmeti u shpreh se nga barnat e reja që janë përfshirë në listën e re të barnave do të përfitojnë rreth 10 mijë qytetarë. Ndërkohë që numri i pacientëve që përfitojnë rimbursime në total është mbi 475 mijë pacient.
Drejtori i fondit i është përgjigjur në distancë, shqetësimit të farmacistëve sa i përket kontratave. Sipas Eduard Ahmetit nuk ka shkelje në lidhjen e kontratave dhe është një proces që po vijon.
Aktualisht lista e barnave të rimbursushme përmban rreth 344 barna me princip aktiv, ndërkohë që pjesa tjetër janë alternativa.
Këtë vit për herë të parë janë përfshirë në listën e rimbursimit edhe fishat e diabetikëve, duke bërë që të kursehen rreth 120 mijë lekë në vit për familjet që kanë një fëmijë me diabet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.