Çmimet e naftës nuk do të rriten – IEA: Dobësimi i kërkesës dhe teprica, presion mbi çmimet
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nuk pret një rritje domethënëse të çmimeve të naftës, për shkak se kërkesa po ngadalësohet dhe tepricës që ekziston në tregje.
“Çmimet po përcaktohen nga tregjet dhe nëse shohim kërkesën vihet re një ngadalësim i konsiderueshëm i saj”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, gjatë një konference 2-ditore të zhvilluar në New Delhi. “Gjithashtu, agjencia e ka rishikuar parashikimin për rritjen e kërkesës gjatë këtij viti në 1.1 milionë fuçi në ditë dhe mund ta ulë më tej nëse ekonomia globale, sidomos Kina, tregon shenja të tjera të ngadalësimit”, deklaroi Birol për Reuters.
Vitin e kaluar, agjencia parashikonte se kërkesa do të rritej me 1.5 milionë fuçi në ditë gjatë këtij viti, një ulje e konsiderueshme me vlerësimin aktual. Nën këto kushte agjencia nuk parashikon një rritje drastike të çmimeve të naftës. Por, Birol paralajmëroi se tensionet politike mund të ndikojnë dinamizmin e tregut. Referuar Indisë, Birol tha mund të ulë importet e naftës, pavarësisht rritjes së kërkesës në këtë vend. Ky vendim vjen për shkak të rritjes së prodhimit të naftës dhe gazit në Indi.
Ndërkohë, Agjencia nuk pret një shtytje globale drejt automjeteve elektrike miqësore ndaj ambientit, që do të dëmtonte në mënyrë të konsiderueshme kërkesën për naftë.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.