Çmimet europiane të gazit, në tregti mikse – Tensionet në Ukrainë ofrojnë mbështetje, temperaturat godasin kërkesën
Çmimet e kontratave britanike dhe hollandeze të gazit, që janë referencë për kontinentin, kanë pasur performancë mikse në tregtinë e së Martës, ndërkohë që parashikimet për temperatura më të buta kanë goditur kërkesën dhe shqetësimet për një sulm të mundshëm nga Rusia në Ukrainë, kanë ofruar mbështetje për çmimet. Kontrata ditore e gazit në Britani ra me 0.5 pens në 225 pens për 100,000 njësi termike britanike (BTU), ndërsa kontrata hollandeze, mbeti e pandryshuar në 93 euro për megavat/orë.
Çmimet u rritën me rreth 20% për disa kontrata ditën e Hënë, prej shqetësimeve të rritjes së tensioneve mbi një pushtim të mundshëm nga Rusia në Ukrainë. Analistët thonë se rritja eçmimeve të gazit natyror të lëngshëm në Azi mund të nisë të frenojë fluksin që vijnë drejt europës, ç’ka pritet të jetë gjithashtu mbështetëse për çmimet.
Fluksi i gazit nga Gjermania në Poloni përmes gazësjellësit Yamal-Europë, që zakonisht dërgon gaz rus drejt Europës, ka rënë, sipas të dhënave nga operatori gjerman Gascade. Fluksi qëndronte në 9.67 milionë kë/h, në rënie nga 11.93 milionë kilovat/ orë, që ishte në tregtinë e kaluar. Kontrata hollandeze për muajin Shkurt, u rrit me 0.25 euro në 92 euro për megavat/orë
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.