Çmimet në tendencë të kundërt – Nafta Brent e Londrës bie me rreth 1.5%
Nafta Brent e Londrës ka rënë me rreth 2% në sesionin e sotëm, pasi investitorët u përfshinë më shumë se ç’duhej në tregun e naftës në ditën e premte, kur OPEC vendosi të rrisë prodhimin, gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, në rënie me rreth 1.5%, ndërsa nafta Bruto amerikane është në rritje të lehtë dhe tregtohet pranë 68.3 dollarëve për fuçi.
OPEC dhe vendet e tjera prodhuese që nuk janë pjesë e organizatës, me në krye Rusinë kanë vendosur që në fillim të 2017 të ulin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, për të rritur çmimet.
Por, tashmë për shkak të rënie së prodhimit në Venezuelë dhe pritshmërive për rënien e eksporteve edhe nga Irani, grupi vendosi të rrisë prodhimi, duke i thënë fund politikës 18-mujore.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompanitë e energjisë e ulën numrin e puseve aktive me 1 njësi, reduktimi i parë më 12 javët e fundit, në totalin e 862 puseve.
Për këtë arsye, nafta Bruto amerikane ka gjetur një mbështetje të lehtë. Tashmë, investitorët do të fokusohen te mënyra se si OPEC dhe Rusia do të respektojnë marrëveshjen për rritjen e prodhimit.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.