Çmimet vazhdojnë rritjen – Bien inventarët e naftës bruto në SHBA
Çmimet e naftës u regjistruan në rritje në hapje të sesionit të sotëm tregtar, nxitur nga rënia e inventarëve të naftës bruto në SHBA. Megjithatë, rritja u limitua prej ofertës së madhe.
Vëmendja e investitorëve është kthyer te publikimi i të dhënave zyrtare nga Administrata e Informacionit mbi Energjinë më vonë gjatë ditës, për një përditësim të mëtejshëm mbi inventarët.
Nafta brent e Londrës kuotohej në 51.06 dollarë për fuçi, në rritje me 0.45% nga mbyllja e sesionit të djeshëm. Nafta brent (WTI), u rrit me 0.3% në 47.71 dollarë për fuçi.
Tregtarët thanë se raportimet për një rënie të prodhimit në Libi, në 130,000 – 150,000 fuçi në ditë nga 280 mijë, ka mbështetur indeksin Brent. Inventarët në SHBA ranë me 9.2 milionë fuçi në javën e fundit, duke arritur në 462.2 milionë, deklaroi Instituti amerikan i naftës.
Analistët prisnin për një rënie me 3.1 milionë fuçi. Megjithatë, inventarët e benzinës u rritën me 301,000 fuçi, ndërkohë që projeksionet qëndronin për një rënie me 1.1 milionë fuçi. Analistët thonë se oferta e fortë po parandalon çmimet që të ngjiten më lartë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.