Çmimi i energjisë elektrike/ Kompanitë e reja kërkojnë ndryshime, por s’ka reflektim te abonentët!
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, 2 kompanitë e reja të krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë kërkuar ndryshimin e tarifave në nivel tensioni, ndërkohë që Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për shqyrtimin e aplikimeve. Megjithatë, ndryshimi i tyre nuk do të sjellë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.
Ndërkaq, Bordi i ERE-s ka mirëpritur faktin se tranzicioni i ndarjes së shoqërisë nuk do të reflektohet te klienti. Megjithatë ata kanë kërkuar të ketë sa më shumë sqarime për të gjithë abonentët, mbi probleme që mund të lindin si pasojë e këtij procesi.
Ola Mitre/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.