“Çmimi Nobel” për Ekonomi 2020. Fitojnë ekonomistët e teorisë së ankandit, Paul Milgrom dhe Robert Wilson
Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan çmimin Nobel 2020 për Ekonomi, për kontributet në teorinë e ankandit dhe shpikjen e formateve të reja të ankandeve, sipas Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi. “Formatet e reja të ankandit janë një shembull i bukur se si hulumtimet bazike mund të gjenerojnë me kalimin e kohës shpikje që janë në përfitim të shoqërisë”, – deklaroi akademia.
“Ankandet janë kudo dhe ndikojnë jetën e përditshme. Fituesit e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe shpikur formate të reja, që janë në përfitim të shtiësve, blerësve dhe taksapaguesve në botë”,- shkroi në Twitter faqja zyrtare e çmimeve Nobel.
Formatet e reja të ankandeve janë përdorur për spektrin e radios, kuotat e peshkimit, vendet uljes së aeroporteve dhe tolerancat e ndotjeve. Çmimim për ekonomi, i fituar nga persona si Paul Krugman dhe Milton Friedman në të shkuarën, ishte i fundit i 6 çmimeve për vitin 2020, një vit ku Nobel ka qenë i pasigurtë nga pandemia.
Mbrëmja tradicionale në Dhjetor është anuluar dhe festimet do të mbahen në mënyrë dixhitale, për të shmangur rrezikun e infeksionit. Cmimi për ekonominë nuk bën pjesë tek 5 çmimet origjinale të krijuara në vitin 1895, në kujtim të shpikësit të dinamitit Alfred Nobel, por është propozuar nga Banka Qendrore e Suedisë dhe është dhënë për herë të parë në vitin 1969.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.