Çmimi Nobel për letërsi i jepet poetes amerikane Louise Glück
Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2020 i është dhënë poetes amerikane Louise Glück.
E lindur në 1943, Glück ka fituar shumë çmime në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë edhe Çmimin Pulitzer.
Ajo fitoi çmimin prestigjioz Nobel “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, tha Akademia Suedeze, organi që zgjedh fituesit.
Puna e Glück shpesh frymëzohet nga mitet dhe historia, ndonjëherë duke u mbështetur në përvojat personale dhe jetën moderne. Ajo është përshkruar si një poete autobiografike.
Çmimi u njoftua në Stokholm nga Mats Malm, sekretari i përhershëm i akademisë.
Glück, 77 vjeç, e lindur në Nju Jork, e cila është profesoreshë e anglishtes në Universitetin Yale, bëri debutimin e saj në 1968 me “Firstborn” dhe “shumë shpejt u vlerësua si një nga poetët më të shquar në letërsinë bashkëkohore Amerikane”, tha Akademia Nobel .
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.