Çmimi Nobel për Mjekësi – Tre shkencëtarët zbulojnë si qelizat përshtaten ndaj oksigjenit
Dy Shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe 1 britanik, fituan çmimin Nobel 2019 për Mjekësinë, për zbulimin e tyre se si qelizat përshtaten ndaj luhatjes së niveleve të oksigjenit, ç’ka krijon mundësinë e strategjive të reja për të luftuar sëmundje si anemia dhe kanceri.
Organi i dhënies së çmimit bëri të ditur se hulumtuesit amerikanë Willian Kaelin dhe Gregg Semenza do të ndajnë çmimin në mënyrë të barabartë me britanikun, Peter Ratcliffe.
“Hulumtimet e këtij viti nga fituesit e çmimit zbulojnë mekanizmin e një prej proceseve të përshtatjes më thelbësore të jetës”, deklaroi Asambleja e Nobelit në Institutin Karloniska pasi dha çmimin e 9 milionë kronave suedeze, apo 913,000 dollarë.
Sipas institutit, hulumtimet e tyre krijojnë bazën për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë metabolizmin qelizor dhe funksionet fiziologjike. Ndjeshmëria ndaj oksigjenit është e rëndësishme për të kuptuar një numër të madh të sëmundjeve.
“Kompanitë e farmaceutikës dhe laboratoret akademike, janë përqëndruar tashmë në zhvillimin e barnave që mund të ndërhyjnë në gjendje të ndryshme të sëmundjes, duke aktivizuar apo bllokuar makinerinë e ndjeshmërisë së oksigjenit”, deklaroi Instituti. Mjekësia është çmimi i parë Nobel që jepet çdo vit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.