Coca-Cola, BMW dhe Microsoft – Cili është problemi i sponsorizimit të presidencës së BE nga korporatat?
Sponsorizimi i korporatave të vendeve anëtare që presin presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian nuk është asgjë e re. Rumania e cila ishte vendi i parafundit që priti zgjedhjet e BE u sponsorizua nga Coca-cola ndër të tjera, ndërsa Finlanda, e cila mori rolin e presidencës së radhës me rotacion më 1 korrik, njoftoi një marrëveshje me BMW.
“Bërja e politikave të BE-së dhe vendimmarrja duke u financuar në këtë mënyrë duket shumë e keqe”, tha për Euronews, studiuesja e lobimit Vicky Cann nga e Korporata e Observatorit Europian (CEO), një grup hulumtimi dhe fitimprurëse. Ajo tha se çështja kryesore me këtë praktikë ishte se këto kompani janë lobistët kryesorë në BE, duke kërkuar të “pastrojnë reputacionin e tyre”. “I gjithë procesi që rrethon sponsorizimin është shumë i errët”, tha Cann.
Është e vështirë të thuhet saktësisht kur filluan këto sponsorizime, por avokati i popullit të BE-së mori një vendim mbi këtë temë në vitin 2005, gjë që sugjeron se ky lloj fenomeni ekzistonte dhe në atë kohë.
Shtetet anëtare që pranojnë financime variojnë nga Austria në 2018 (Porsche, Audi, Microsoft dhe të tjerë), tek Bullgaria në të njëjtin vit me mbi 50 sponsorë, Malta në 2017 (BMW, AirMalta dhe Microsoft), Estonia në të njëjtin vit (Microsoft , Mercedes, BMW) dhe Sllovakia në vitin 2016 (Peugeot, Orange, Microsoft).
Avokatja e Popullit të BE, Emily O’Reilly, javën e kaluar nisi një hetim mbi sponsorizimet private, bazuar në një ankesë të OJQ, Foodwatch, kundër Këshillit të Bashkimit Europian. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.