Coca-Cola “i vë syrin” tregut të kanabisit
Kompania më e madhe e pijeve në botë mund të jetë industria gjigande e radhës që do të hyjë në biznesin e pijeve të kanabisit.
Kompania e Coca-Cola thotë se është duke monitoruar industrinë e re dhe është e interesuar në “CBD” – përbërësin për pijet jo-psikoaktiv në marijuanë. Prodhuesi i pijeve me bazë në Atlanta është në bisedime me prodhuesin kanadez të marijuanës Aurora Cannabis Inc. për të sjellë në treg pije të reja.
Interesi i mundshëm i Coca Cola në sektorin e marijuanës vjen pasi shumë nga prodhuesit e pijeve po përpiqen ta shtojnë kanabisin si një përbërës në “modë” duke qenë se bizneset e tyre tradicionale po ngadalësohen. Muajin e kaluar, prodhuesi i birrës Corona, Constellation Brands Inc. lajmëroi se do të shpenzonte 3.8 miliardë dollarë për të rritur aksionet e tij në Canopy Growth Corp, prodhuesin kanadez të marijuanës me një vlerë që tejkalon 13 miliardë dollarë.
Coca-Cola tashmë është duke u diversifikuar pasi konsumi i sodës vazhdon të bjerë. Kompania, me markat e saj ikonë që variojnë nga Coca-cola deri tek Sprite, njoftoi se do të blente zinxhirin e “Coffe shopeve” Costa për 5.1 miliard dollarë në gusht dhe e ka zgjeruar veprimtarinë e saj në produkte të tjera duke përfshirë lëngun, çajin dhe ujin mineral.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.