Comcast ofertë për Sky – Sfidon Murdoch dhe Disney me $31 mld për gjigantin britanik
Gjiganti i shërbimit kabllor në SHBA, Comcast, ofroi të blejë Sky për 31 miliardë dollarë, duke u futur në betejë me Fox dhe Disney për transmetuesin më të madh me pagesë në Europë.
Comcast, që zotëron NBC dhe Universal Pictures, tha se propozon një ofertë prej 12.5 paund për aksion, që kalon ofertën prej 10.75 paund që Fox ra dakord të paguajë për firmën britanike.
Kjo ofertë e vendos Brian Roberts të Comcast përballë Rupert Murdoch që ka ndihmuar në themelimin e Sky dhe kreun e Disney Bob Iger, që kishte rënë dakord për ta blerë Sky në një marrëveshje tjetër.
Zotëruesit e mediave janë detyruar që të rimendojnë strategjitë e tyre pas suksesit të firmave online si Netflix dhe Amazon. Aksionet e Sky u rritën me 21% duke treguar pritshmëritë e investitorëve për një luftë ofertash për kompaninë që ofron programe të sportit, filmave dhe shërbime kabllore në 23 milionë shtëpi në vende si Britania, Irlanda, Gjermania, Italia dhe Austria.
“Sky dhe Comcast përbëjnë një bashkim perfekt. Ne jemi të dy liderë në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve”, tha kreu ekzekutiv i Comcast.
Kompania Fox e Murdoxh ra dakord të blejë 61% të Sky në Dhjetor të 2016-ës, që ishte pjesë të cilën nuk e zotëron ende, por marrëveshja u kufizua nga shqetësimet rregullatore se gjigantët e mediave kanë shumë influencë në Britani.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.