Comcast sfidon Fox dhe Disney – Formalizon ofertën prej 31 miliardë dollarë për Sky
Gjiganti i shërbimeve kabllore në SHBA, Comcast, ka formalizuar ofertën prej 22 miliardë paund (31 mld usd) për Sky, duke sfiduar Fox dhe Walt Disney, që kanë bërë gjithashtu oferta për firmën britanike.
Anëtarët e bordit të Sky e mirëpritën ofertën dhe thanë se do të tërheqin rekomandimet drejt askionerëve për ofertën e Fox. Oferta e Comcast vlerësohet në 12.5 paund për aksion në para cash’, deklaroi firma amerikane, duke konfirmuar propozimin e bërë më datë 27 Shkurt.
Oferta është 16% më e lartë se propozimi i Fox për 10.7 paund. Miliarderi i medias, Rupert Murdoch duhet të vendosë nëse do të rrisë ofertën për Fox që t’i bëjë ballë sfidës.
Fox bëri të ditur se do të ndjekë ofertën për Sky dhe se po konsideron opsione të tjera. Oferta e Fox përballet me mbikëqyrje rregullatore në Mbretërinë e Bashkuar. Aksionet e firmës britanike u rritën me 3.6% në 13.55 paund.
Comcast deklaroi se blerja e Sky do të nxisë aftësinë për të investuar në programim, inovacion dhe zgjerojë shtrirjen ndërkombëtare të firmës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.