Conte i dërgon letër Brukselit për të hapur negociatat. Zhbllokohen 5 miliardë euro
Letra u dërgua pikërisht pasi përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Giuseppe Conte nisi letrën me anë të së cilës kërkon nga komisioni i BE-së hapjen e debatit mbi rregullat që qeverisin Bashkimin, duke konfirmuar përkushtimin e Italisë për respektimin e standardeve europiane. Koncepte që Kryeministri i kishte shprehur edhe më parë gjatë komunikimit më dhomat e këshillit në prag të mbledhjes së BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten, ku pritet që emërimet e komisionarëve të ardhshëm të jenë në qendër të saj.
Sinjali i parë mbërriti edhe pse mes debatesh dhe tensionesh: Këshilli i Ministrave dje “liroi” 2 miliardë euro shpenzime të vëna mënjanë në ligjin e buxhetit për të reduktuar deficitin. Dhe ka miratuar një draft të parë të rregullimit të buxhetit i cili gjithashtu numëron 3.2 miliardë euro të të ardhurave, si taksat ashtu edhe ato jo tatimore. Një masë për të ribalancuar llogaritë e vitit 2019 pa një manovrim të vërtetë korrigjues dhe për të shmangur procedurën e shkeljes.
Por letra e dërguar në Bruksel ka përmbajtje më shumë politike sesa teknike. Kryeministri pohon se në krahasim me Brukselin mbi buxhetin italian, ai mund të llogarisë peshën e Italisë në zgjedhjet e posteve të nivelit të lartë. Por letra gjithashtu ka (nëse jo mbi të gjitha) qëllime të brendshme. Për të formalizuar hapjen e një negociate mbi rregullat europiane, duke theksuar nevojën për të trajtuar çështjet e pazgjidhura, me parametrat e ashpërsisë është një mënyrë për të përmbushur kërkesat e Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio të cilët edhe të mërkurën, në rezolutën e shumicës, konfirmuan nevojën e një ligji buxhetor për vitin 2020.
Burimi: Ilsole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.