Covid-19 / Apple Maps tashmë vjen me vendet e vaksinimit në SHBA
Përdoruesit e pajisjeve Apple mund të kërkojnë përmes Sirit ose mund të kërkojnë në Apple Maps për të gjetur vendet e afërta për vaksinat Covid-19.
Këto rezultate do të përfshijnë informacione kryesore, siç janë orari i funksionimit, adresat, numrat e telefonit dhe lidhjet me faqen e internetit të ofruesit. Si fillim ka informacion rreth mbi 20,000 vendndodhje vaksinash që sigurohen përmes Apple Maps.
Apple thotë se të dhënat e vendndodhjes së vaksinimit po merren nga VaccineFinder, një nismë e udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve të Bostonit. Apple vëren se ofruesit e kujdesit shëndetësor, laboratorët dhe bizneset e tjera gjithashtu mund të zgjedhin të paraqesin informacionin e tyre në lidhje me testimin Covid-19 ose vendet e vaksinimit përmes faqes Apple Business Register. Apple do të vërtetojë informacionin dhe më pas do t’ua shfaqë atyre përdoruesve që janë në kërkim të burimeve Covid-19 në zonën e tyre lokale.
Gjatë gjithë pandemisë, Apple ka integruar burime të tjera shëndetësore të lidhura me Covid në Apple Maps si në SHBA dhe ndërkombëtarisht. (Techcrunch)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.