Covid-19/ BE nënshkruan kontratën e re me kompaninë farmaceutike CureVac
Komisioni Europian ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re me kompaninë CureVac, tashmë e aprovuar nga Brukseli ditët e fundit, për furnizimin e një vaksine anti-Covid.
Presidentja Ursula von der Leyen e njoftoi këtë me një mesazh në Twitter.
Është kontrata e pestë e nënshkruar nga BE me një kompani farmaceutike. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave që BE ka siguruar të furnizojë është rritur në rreth dy miliardë.
“Europianët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga to pasi të jetë provuar siguria dhe efikasiteti i tyre, shpresojmë para fundit të vitit.” (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.