Covid-19 / Ky vend arriti të vaksinojë mbi 8 milion njerëz
Në Rusi, mbi tetë milion banorë janë vaksinuar kundër Covid-19, këtë e deklaroi Zëvendës Kryeministrja Tatiana Golikova, e marrë nga agjencia Ria Novosti.
Gushtin e kaluar, Rusia u bë vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë covid-19 për përdorim publik.
Në një njoftim televiziv, Vladimir Putin vlerësoi shkencëtarët përgjegjës: “Ne u detyrohemi mirënjohjen atyre që kanë ndërmarrë këtë hap të parë, shumë të rëndësishëm për Rusinë dhe të gjithë botën.”
(ANSA).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.