Covid-19 / Mbi një mijë raste pozitive – Shkak bëhet festivali Mela
Mbi një mijë njerëz rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 në Haridwar, një qytet në veri të Indisë ku pelegrinazhi mega Hindu i Kumbh Mela po zhvillohej përgjatë brigjeve të Ganges.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet lokale, të cilët ditët e fundit kishin deklaruar se turma nuk kishte përdorur maskat mbrojtëse dhe kishin shkelur të gjithë rregullat.
Shumë ekspertë parashikojnë se mijëra janë vetëm numrat e parë të një shpërthimi shqetësues. Pelegrinazhi në Haridwar zgjat 40 ditë ku mijra njerëz u zhytën në ujëra.
India po përjeton një valë shumë agresive të infektimit, me numra rekord të rasteve të reja çdo 24 orë për të paktën dy javë: 184,000 infeksione të reja u regjistruan vetëm dje.
Sot murgu Yogi Adityanath, guvernator i shtetit të Uttar Pradesh, i cili kufizohet me Uttarakhand, ku ndodhet Haridwar, bëri të ditur se kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.