Covid – 19 po nxit inovacionin! Lituania prodhon pajisje 3D për hapjen e dyerve pa doreza
Një biblotekë publike në Lituani ka vendosur të ndihmojë bizneset fqinje me disa pajisje dyersh, të cilat ndihmojnë në mospërhapjen e infeksionit. Nëpërmjet printerave 3-D dhe një dizajni belg, bibloteka prodhon 4 lloje të pajisjeve të dyerve, që bëjnë të mundur hapjen e tyre pa kapur dorezën me dorë.
“Së pari ne kujdesemi për bizneset tona përreth dhe pastaj i ftojmë të gjithë ata që kanë printera 3-D të bashkohen. Tani që kjo valë e mirësisë po rrokulliset në të gjithë Lituaninë dhe të gjitha bibliotekat me printera 3-D që kanë shtypur mburoja mbrojtëse për mjekët, ne i ftojmë të na bashkohen me këtë iniciativë “ shpjegoi Monika Straupyte, një specialiste e marrëdhënieve me publikun e Bibliotekës.
Pajisjet janë të thjeshta, por efektive. Ashtu si në shumë vende të tjera, shpërthimi i pandemisë së COVID – 19 ka nxitur njerëzit të jenë më kreativ, e kjo jo vetëm për të qenë inovatorë dhe shpikës, por ndonjëherë vetëm për të mbijetuar.
Këtë të shtunë në mëngjes, Lituania numëronte 385 raste të konfirmuara nga coronavirus dhe 5 viktima. /euronews/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.