Covid-19, rastet kur penalizohen bizneset – Inspektoriati i Punes kontrolle në terren për zbatimin e masave
Gjatë kësaj periudhe, kur i gjithë vendi është nën kontrollin e masave drastike të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Koronavirusit, edhe bizneset kanë detyrim që të gatantojnë sigurinë e punonjësve në ambientet e tyre.
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka përcaktuar disa “kushte” për subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik gjatë kesaj kohe, duke iu kërkuar që të zbatojnë masat e Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësise. Kështu, bizneset duhet të bëjnë dezinfektimin e ambienteve të punës, të pajisin punëmarrësit me mjete mbrojtëse, si maska dhe doreza dhe dezinfektantë.
Bizneset kanë gjithashtu detyrim që të respektojnë distancën mes punëmarrësve si dhe të garantojnë kushtet higjeno-sanitare. Inspektoriati Shtetëror i Punës bën me dije se mosrespektimi i këtyre masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, i ngarkon punëdhënsit me përgjegjësi dhe sjell ndëshkimin e tyre me gjoba.
Inspektoriati po vijon kontrollet në terren kryesisht ne subjekte fasone apo call center, që kanë dhe numër te lartë punonjësisht, nderkohë që ka ndëshkuar me pezullim të përkohshëm të punës dhjetra subekte për mos respektimin e rregullave.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.