Covid 19 / Tanzania ndalon publikimin e të dhënave mbi rastet e të infektuarve dhe humbjet e jetëve në vend
Nuk ka të dhëna të disponueshme publikisht për vdekjet e fundit në Tanzani dhe asnjë informacion nuk është lëshuar mbi ndikimin e koronavirusit që nga maji i vitit të kaluar, kur 500 raste dhe 20 vdekje u raportuan deri në atë moment.
Autoritetet kanë insistuar se ka shumë pak për t’u shqetësuar dhe kanë marrë masa të ashpra kundër atyre që ata akuzojnë për përhapjen e “informacionit të rremë”.
Zëvendës Ministrin e Shëndetësisë Godwin Mollel, i kontaktuar nga BBC i intervista të dhëna më parë, në të cilat shprehej se lëshimi i të dhënave publikisht mund të ishte “joproduktiv” pasi mund të përhapte frikë. Ai tha se kur zyrtarët analizuan të dhënat nga viti 2020, “të gjithë u markuan se kishin Covid-19 për shkak të panikut që ekzistonte”. Ministri shtoi se të dhënat duhet të mbahen nga qeveria që shkencëtarët të analizojnë.
Charles Kitima, i Konferencës Ipeshkvnore të Tanzanisë, ka thënë se më shumë se 25 priftërinj kanë vdekur në vend në dy muajt e fundit, duke treguar simptoma në lidhje me Covid-19. Gjashtëdhjetë murgesha gjithashtu kanë vdekur me simptoma të ngjashme. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, për dy muaj do të humbnim ndoshta tre ose katër për shkak të moshës së tretë dhe sëmundjeve të tjera, por duhet të pranojmë se kemi një problem. Coronavirus është atje.”
Një moment tjetër domethënës ishte muajin e kaluar kur nënkryetari i Zanzibar, Seif Sharif Hamad, vdiq nga Covid – hera e parë që një politikan në moshë u pranua publikisht se kishte sëmundjen. (BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.