Covid-19, vaksinimi i popullatës, Dasho: “Parandalon shpërthime të tjera. I rëndësishëm, sigurimi dhe manaxhimi i vaksinës”
Sigurimi i vaksinës nuk mjafton për përmirësimin e situatës së pandemisë në vendin tonë, pasi po aq i nevojshëm është manaxhimi në mënyrën e duhur i saj. Në një intervistë për televizionin SCAN, mjeku epidemiolog, Erion Dasho thotë se vaksinimi nuk mund ta shuaj virusin por mund të parandalojë shpërthimin e valëve të tjera të infeksionit teksa vlerëson si mjaft të rëndësishëm dhe sigurimin në kohë të vaksinave të tjera.
“Mendoj që me këto 500 mijë vaksina do të jemi në gjendje të menaxhojmë siç duet dhe të parandalojmë shpërthime të valëve të tjera, pro duhet të vijë në kohë deh nuk mund të presim sepse nëse këto vaksina do të vijën në gusht apo shtator është shumë vonë për të kontrolluar Covidin.”
Dasho shtoi se në rastin e sigurimit të një numri të vogël vaksinash, ata që duhet të kenë prioritet janë stafet mjekësore pasi jo vetëm që janë më të ekspozuarit ndaj virusit por shpesh kthehen dhe në rrezik për pacientët
“Do të ishte e domosdoshme që personeli mjekësor të ishin ata që të merrnin të parët vaksinën. E para për të mbrojtur vetë personelin, që për shkak të detyrës është më i ekspozuar ndaj virusit. E dyta mjeku apo infermieri i infektuar vë në rrezik edhe vetë pacientin që vjen për të marrë kujdes shëndetësor dhe ata janë të moshuarit, persona të prekur nga sëmundje kronike dhe janë ato grupe popullate në risq për grupe të rënda sëmundjesh.”
Ndërsa për efektivitetin e vaksinës Dasho u përgjigj se në këtë rast vetë kompania ka ofruar sigurinë maksimale
“Edhe nëse do të ketë një neglizhencë nga ana e autoriteteve shqiptare që nuk e shohin ë kohë temperaturën dhe nuk reagojnë në kohë, nëse temperatura fillon e ulet vjen një njoftim direkte nga Qendra e Kontrollit të kompanisë Pfizer për të mos lejuar një kompromentim të cilësisë së vaksinës.”
Procesi i vaksinimit pritet në nisë në fund të këtij muaji, teksa pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 10 750 dozat e para.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.