COVID ‘nuk pyet’ për status – I merr jetën presidentit të shtetit afrikan!
Presidenti në largim i Burundit Pierre Nkurunziza vdiq nga Covid-19, konfirmuan të mërkurën burime diplomatike në Bujumbura dhe Nairobi. Qeveria e Burundit tha që vdekja e papritur e Nkurunzizës ishte rezultat i një sulmi në zemër. 55-vjeçari duhej të linte pozicionin e tij si president në gusht pas zgjedhjeve në 20 maj.
“Ai kishte koronavirus por askush nuk e dinte pasi ai e kishte mbajtur të fshehur,” tha një diplomat perëndimor me qendër në Bujumbura. Rreth 11 ditë më parë, Denise Nkurunziza, zonja e parë e Burundit, fluturoi në Nairobi duke kërkuar trajtim mjekësor për një arsye zyrtarisht të panjohur.
Megjithatë, u konfirmua më vonë se ajo vuante nga Covid-19. Sidoqoftë, ajo u trajtua me sukses në Spitalin Universitar Aga Khan dhe u kthye në Burundi të martën pasi qeveria njoftoi vdekjen e burrit të saj. Sipas deklaratës së qeverisë, presidenti mori pjesë në një lojë volejbolli të Shtunën, por u sëmurë atë natë dhe u dërgua në spital.
Është raportuar se presidenti mbarte të gjitha shenjat e koronavirusit dhe kishte vështirësi në frymëmarrje kur u dërgua në një spital të nivelit 3 në Karuzi në lindje të Burundit. Edhe pse ai dukej se po shërohej të Dielën dhe foli me ata rreth tij, gjendja e tij papritmas u përkeqësua të hënën në mëngjes.
Zyrtarët qeveritarë atëherë u përpoqën ta çonin atë në Nairobi ose Dar es Salaam në Tanzani, por nuk mundën të marrin një vendim të shpejtë. “Kishte shumë konfuzion pasi që të dyja palët nuk arritën të bien dakord nëse ishte më mirë transferimi i Nkurunzizës në Nairobi, ku gruaja e tij po trajtohej ose në Dar. Ndërkohë Presidenti humbi jetën, tha mërkurën një diplomat i lartë në Nairobi.
Përveç gruas së tij, anëtarët e tjerë të familjes së tij janë infektuar nga sëmundja, e cila ka vrarë 414.377 njerëz në të gjithë botën. 7.354.275 persona të tjerë janë infektuar dhe 3.628.913 njerëz janë shëruar. Në Afrikë, 197,000 njerëz janë infektuar dhe 5,000 njerëz kanë vdekur.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.