“Covid përkeqëson pabarazitë botërore” – Malpass: Zhvillim i pabalancuar mes vendeve prej goditjeve nga pandemia
Rimëkëmbja e pabarabartë është përkeqësuar për shkak të goditjeve të vazhdueshme nga pandemia e Covid-19, sipas presidentit të Bankës Botërore, David Malpass, që foli në një konferencë përpara takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se pandemia ka zgjatur për gati 2 vite në të gjithë botën, ç’ka ka sjellë një pezullim të prodhimit dhe operacioneve në porte, si dhe rënie të mbështetjeve në industritë e logjistikës, që janë goditur nga zinxhiri botëror i ofertës. Banka Botërore vlerëson se 8.5% e biznesit botëror të transportit të kontejnerëve ka qenë në stanjacion këtë vit, një shifër sa dyfishi i nivelit të para pandemisë. Çmimi i mallrave që dërgohen ka përkeqësuar shifrën, duke shkaktuar që çmimi përfundimtar i produkteve të rritet ndjeshëm. Përveç kësaj, për shkak të niveleve të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe aftësisë për të luftuar pandeminë, situata e rimëkëmbjes së pabarabartë mes vendeve është përkeqësuar, sipas Malpass.
Të ardhurat për frymë në vendet e zhvilluara po rriten me rreth 5% këtë vit. Por kjo krahasohet me vetëm 0.5% në vendet me të ardhura të ulëta. Perspektiva qëndron e zymtë për shumicën e botës nën zhvillim. Ka inflacion të lartë, pak vende pune si dhe mungesë të mallrave që arrijne dhe tek ushqimi, uji dhe energjia elektrike.
Presidenti i bankës theksoi se përmbysja ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ka lënë shumë vende të përballen me kriza më të ashpra të borxhit. Statistikat Ndërkombëtare të Borxhit 2021 të publikuara nga BB këtë javë, tregojnë se barra e borxhit e vendeve më pak të zhvilluara, ka vazhduar të rritet.
Ka patur një rritje me 12% të broxhit në vendet me të ardhura të ulëta, duke arritur në 860 miliardë dollarë. Na duhen sisteme të reja për ta trajtuar, për shkak se shumë vende ndodhen në rrezik të lartë të borxhit të jashtëm. Duhet një qasje gjithëpërfshirëse përfshrië reduktim të borxhit, ristrukturim më të shpejtë dhe më shumë transparencë, për të bërë progres.
Banka Botërore deklaroi se ka promovuar në mënyrë aktive në vitin e kaluar aksesin e barabartë në vaksina mes vendeve në zhvillim dhe i bëri thirrje shteteve me sufiçit të vaksinave, që t’i ofrojnë tek vendet e varfëra.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.