“Covid po prek 20-30 vjeçarët” – Ulqinaku: Në vendin tonë po dominon Omicron, është më pak agresiv
Pas festave të fundvitit pa masa kufizuese ka një shtim të ndjeshëm të fluksit të pacientëve në qendrat shëndetësore. Ndërkohë që, epidemiologu, njëherësh nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, thotë se një situatë e tillë ishte e pritshme, për shkak të variantit Omicron, por edhe sjelljeve të shkujdesura gjatë festave.
Ulqinaku thotë se më së shumti po preket grupmosha 20-30 vjeç, ndërsa ka një numër të shtuar edhe të fëmijët, por fatmirësisht Omicron rezulton më pak agresiv.
Sipas Ulqinakut tashmë në vendin tonë po dominon varianti Omicron dhe jo Delta.
Përpos varianteve të Covid-19, aktualisht ka përhapje edhe të gripit stinor, por në vendin tonë nuk janë zbuluar ende raste me Flurona, një miksim mes koronavirusit dhe gripit të zakonshëm.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.