Covid/ Presidenti Bolsonaro u thotë brazilianëve: Boll u qatë!
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u ka thënë brazilianëve “boll u qatë” për Covid-in, ndërsa kritikoi masat për frenimin e përhapjes së virusit, pavarësisht rritjes së infektimeve dhe vdekjeve. Komentet e tij erdhën në ditën që Brazili pa një rritje rekord të rasteve të vdekjeve. Brazili po përballet me fazën më të keqe të pandemisë, me një sistem shëndetësor në krizë.
Në kundërpërgjigje, disa qytete kanë vendosur vetë masat e tyre parandaluese. Ministri i Shëndetësisë në Brazil thotë se me shumë se 260 mijë njerëz kanë vdekur nga virusi, duke qenë në vend të dytë në botë pas SHBA-ve. Pavarësisht kësaj, Bolsonaro ka vijuar me deklaratat e tij ku kërkon zgjidhje.
“Boll u qatë. Sa do rrijmë duke u qarë për këtë gjë? Edhe sa kohë do qendrojmë në shtëpi dhe të mbyllim gjithçka? Askush nuk mund të durojë më. Në vjen keq për vdekjet,sërish, por na duhet një zgjidhje?” ka deklaruar ai në një event.
Komentet e presidentit kanë acaruar guvernatorin e Sao Paulos, Joao Doria, i cili e cilësoi presidentin si ‘të çmendur” që sulmon guvernatorët dhe kryebashkiakët që duan të blejnë vaksina dhe të ndihmonë vendin për t’i dhënë fund pandemisë.
Presidenti Bolsonaro në mënyrë konstante ka kundërshtuar vendosjen e karantinës nga ane guvernatorëve, duke argumentuar se pasojat ekonomike do të jenë më dëmtuese për ekonominë sesa efektet e vetë virusit.
“Për fat të keq, Brazili tani duhet të luftojë me dy viruse: me koronavirusin dhe me virusin Bolsonaro” tha Doria.
BBC/ Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.