Ç’po ndodh me ekonominë e SHBA? PBB bie në nivele rekord me 33%, rikuperimi duket larg
Është zyrtare – pandemia e koronavirusit ka çuar në rënien më të madhe të PBB-së në historinë amerikane.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i SHBA ra me një normë vjetore prej 33% në tremujorin e dytë, sipas shifrave të Departamentit të Tregtisë të lëshuar të enjten. Numri është më i keqi në rekorde që datojnë nga vitet 1940.
Rënia historike e prodhimit pasqyron muajt më të këqij të mbylljeve të lidhura me pandeminë koronavirus, të destinuara për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, dhe pason një tkurrje prej 4.8% në tremujorin e parë që përfundoi zgjerimin më të gjatë ekonomik në historinë e SHBA.
Në prill, pjesa më e madhe e vendit funksiononte nën urdhra të rreptë të qëndrimit në shtëpi që sollën ndalimin e aktivitetit ekonomik. Ndërsa veprimtaria u rijetësua përsëri në maj dhe qershor, pasi shtetet filluan të rihapen, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përballur dëmet e bllokimeve.
Ndërkohë, SHBA po përjeton një rritje drastike të infeksioneve Covid, që kanë kërcënuar të pengojnë rigjenerimin ekonomik nga recesioni pandemik. Shumë shtete u është dashur të ndalojnë planet e rihapjes për t’u marrë me raste të reja të koronavirusit, duke rënduar aktivitetin ekonomik. Papunësia mbetet e lartë, dhe ndjenja e konsumatorit ka rënë kohët e fundit për shkak të rritjes së rasteve.
Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg presin që ekonomia të rritet me një normë vjetore prej 18% në tremujorin e tretë. Edhe pse ky është një kërcim rekord pozitiv, ende do ta linte PBB shumë më poshtë se nivelet para-pandemisë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Inisder
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.