Credins, më pranë klientëve – Tashmë edhe me degën moderne në Lezhë
Credins Bank, në kuadër të procesit të rimodelimit të ambienteve të degëve të saj, inauguroi degën më të re në qytetin e Lezhës.
Dega “Lezhë 1” është çelur në 19 Maj 2005 dhe, në këtë mënyrë, sjell 12 vite shërbimi dhe besueshmërie ndaj të gjithë qytetarëve të Lezhës.
Aktualisht, kjo degë ka një staf prej 12 personash në shërbim të klientëve dhe ka arritur një numër prej 10 mijë klientësh, të cilëve u shërben çdo ditë dhe me një portofol depozitash prej 6.22 miliardë lekësh.
“Sot kemi kënaqësinë që të jemi të pranishëm në një bankë të re, në një degë të re, në një ambient bashkëkohorë, që plotëson standardet europiane, e cila do të jetë gjithnjë në shërbim të klientëve tanë”.
Prerja e shiritit u bë në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Credins Bank, Maltin Korkuti dhe zëvendësdrejtores, Monika Milo, të cilët u shprehën të lumtur që klientët e tyre në këtë qytet e kanë zgjedhur bankën Credins, si partnerin e tyre financiar, duke e renditur atë si një nga 3 bankat më të mira në vend.
Të pranishëm në inaugurimin e kësaj dege ishin përfaqësues të ndryshëm të bizneseve lokale, të cilët janë edhe klientë besnikë të Credins.
Lezha është një kryeqendër e rëndësishme në zonën e Veriut, me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, në sektorë të ndryshëm si turizmi, peshkimi, transporti detar, agrobiznesi, etj.
Këta sektorë strategjikë përputhen me prioritetin e Credins Bank, për financimin e biznesit të mesëm dhe të vogël.
Aktualisht, në qytetin e Lezhës, Credins Bank operon me dy degë dhe një agjenci hipotekore dhe ka në shërbim të klientëve 2 ATM.
Olta Maçolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.