Credins, pranë moshës së tretë- Banka dhuron shtretër për banorët e shtëpisë së të moshuarve në Kavajë
Credins Bank, në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe përkujdesjes ndaj komunitetit, ka treguar vëmendje të veçantë për shtresat më në nevojë. Vizita e kësaj here ishte në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Kavajës. Kjo vizitë, shërbeu për t’jua lehtësuar jetesën të moshuarve duke ju dhuruar shtretër për banesën e përbashkët të tyre.
Falenderimet nuk munguan nga ana e të moshuarve dhe nga ana e drejtuesit të shtëpisë, i cili vlerësoi Credins për kujdesin e veçantë ndaj tyre.
“Jam tej mase i kënaqur për atë shërbim që ju ofrohen këtu, me ndihmesa qoftë nga donatorët e jashtëm, qoftë nga shërbimi social, qoftë nga Bashkia Kavajë, kemi pasur realisht mbështetje maksimale. Së fundmi është dhe përkrahja, mbështetja dhe donacioni juaj, i Bankës Credins. Falenderime pafund dhe suksese në punën tuaj!” u shpreh Fisnik Krasniqi, drejtuesi i Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë.
Takimi në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë nuk ishte i pari që Credins organizon. Banka ka një bashkëpunim shumëvjeçar me Kryqin e Kuq shqiptar. Më parë, Credins ka dhuruar vullnetarisht gjak pranë Kryqit të Kuq për të moshuarit në pamundësi ekonomike.
Po njësoj, prezenca e Bankës Credins është ndjerë edhe në momente festive. Në festën e Bajramit, Credins kujtoi moshën e tretë tek shtëpia e të Moshuarve në Tiranë, në të cilën shtroi drekën e Bajramit dhe organizoi festë.
Edhe në festën e fëmijëve, Credins ishte aty për 50 fëmijë jetim, ku me muzikë dhe ndihmesa ushqimore, tregoi përgjegjësinë sociale për ata që më shumë se të gjithë, kanë nevojë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.