Credit Suisse, rritje gjatë tremujorit të tretë duke kërcyer me 74 për qind
Banka më e madhe e Zvicrës, Credit Suisse raporton rezultatet të ulëta gjatë tremujorit të tretë të vitit, pas një periudhe në lulëzim dhe rritjes së luhatshmërisë e tregjeve në zhvillim. Të ardhurat neto ishin 424 milionë franga zvicerane, një rritje prej 74 për qind nga ç ‘ishte një vit më parë. Megjithatë, kjo vlerë zbehu parashikimin e analistëve për 449 milionë franga zvicerane, sipas të dhënave nga Reuters.
Credit Suisse kishte raportuar të ardhura neto prej 244 milionë franga zvicerane në tremujorin e tretë të vitit 2017. Të ardhurat neto arritën në 4.8 miliard franga zvicerane krahasuar me 4.9 miliard franga zvicerane e një viti më parë.
Shpenzimet totale operative ishin 4.1 miliardë franga zvicerane kundrejt 4.5 miliardë franga zvicerane e një viti më parë. Duke folur për CNBC, Tidjane Thiam, shefi ekzekutiv i Credit Suisse tha se rezultatet tremujore ishin relativisht “të mira” dhe falë procesit të ristrukturimit gjatë dy viteve të fundit, banka arriti të kompensojë sfidat e ndryshme të vërejtura në tremujorin e tretë.
Sipas pasqyrës financiare, Credit Suisse shpjegoi se tremujori i tretë kishte “kushte shumë më sfiduese dhe nivele më të ulëta të aktivitetit të klientit”. Nga tre divizionet kryesore të bankës, menaxhimi i pasurisë vazhdoi të jepte të ardhurat më të mëdha në bankë.
Të ardhurat neto të taksave ishin 411 milionë franga zvicerane nga 382 milionë franga zvicerane të një viti më parë. Aksionet në bankën e dytë më të madhe të Zvicrës janë ulur me më shumë se 24 për qind që nga fillimi i vitit.
Megjithatë, Credit Suisse tha se perspektiva për rritjen ekonomike globale në tre muajt e ardhshëm mbetet “pozitiv, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike rreth tregtisë globale dhe ndikimit të mundshëm rreth ndryshimeve të politikës monetare nga bankat qendrore”. Para kësaj, banka është gjithashtu e bindur se do të japë kursimet e kostos që kishte planifikuar për vitin, mbi 4.2 miliardë franga zvicerane.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.