Çregjistrim i përkohshëm i mjetit – DPSHTR: Ja procedura që duhet të ndiqni
Drejtoria e Përgjithshme e transportit Rrugor ka publikuar informacionin e nevojshëm për të kryer çregjistrimin e përkohshëm të mjetit. Sipas këtij njoftimi personi i interesuar për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, pasi ka paguar detyrimet përkatëse për taksat e mjetit duhet të paraqitet pranë sporteleve të shërbimit më këto dokumente të listuara si më poshtë:
- Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve
- Dokument identifikimi, i cili pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri
- Lejen e qarkullimit të mjetit
- Targat e mjetit
- Pagesën e taksave deri në datën e çregjistrimit
Në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve apo njërës targë duhet denoncimi nga Policia e Shtetit, nëse humbasin të dyja targat duhet vërtetim nga prokuroria, bën me dije DPSHTRR. Gjithashtu për këtë shërbim tarifa fikse është 1 mijë lekë, vazhdon informacioni.
Sipas DPSHTRR në rastet kur kërkohet ri-regjistrim i mjetit, personi i interesuar duhet të paraqitet pranë sporteleve të shërbimit më këto dokumente:
- Kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve
- Vërtetimin e çregjistrimit të përkohshëm
Për regjistrim online të takimit në sportel mund të klikoni linkun : https://www.sporteli.dpshtrr.com/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.