Çuçi: Vetting-u në polici me probleme serioze – Miratohet ndryshimi, do pezullohet rivlerësimi i forcave të rendit, në “site” SHÇBA
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka miratuar të martën propozimin për pezullimin e procesit të Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, deri në çastin që në sitën e tij të kenë kaluar anëtarët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi thanë Komision se propozimi ishte i domosdoshëm duke parë ritmet shumë të ulëta me të cilat ka ecur ky process.
Pritet gjithashtu që pezullimi i procesit të mundësojë kohën e nevojshme që institucionet e përfshira të bëjnë një analizë të detajuar e të propozojnë zgjidhje per një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partnerët ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.