“Çuditë” e shoferëve në Lezhë- Përdornin fenelina policie e logo “hetimi tatimor”. U hiqet patenta 6 drejtuesve
Policia Rrugore në Qarkun Lezhë ka ndëshkuar administrativisht 5 drejtues mjetesh për përdorim të fenelinave të Policisë si dhe një tjetër drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor”
“Nga punonjësit e Policisë Rrugore në Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që parashikon heqjen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar se gjatë drejtimit të mjetit kanë pasur në përdorim fenelinë Policie dhe logo të “Hetimit Tatimor” njofton Policia.
Referuar njoftimit zyrtar, Policia Rrugore e Lezhës do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rruge si dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.