Dalin rezultatet e testeve për coronavirus në Kosovë. Bien poshtë dyshimet edhe për 6 persona të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus.
Në një komunikatë për medie, IKShP-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme edhe 6 raste të dyshimta kanë rezultuar negative, nga testet e kryera laboratorike. Sipas këtij institucioni në Kosovë është ngritur një task-forcë e cila po merret me monitorimin e gjendjes, duke sjellë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve.
Njoftimi i plotë i IKShP-së:
Nga data 08.02 deri me 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Në Labo ratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë.n ë virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, prej të cilave dy të ritestuara negative në virusin SARS CoV-2 dhe një pozitive në Influencën A.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.