Dalja e Britanisë nga BE – May dhe Juncker premtojnë të arrijnë një marrëveshje para 21 Marsit
Kryeministrja britanike Teresa May dhe Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kanë premtuar se do të përfundojnë negociatat që kanë, përpara takimit të liderëve të bllokut në Bruksel më 21 Mars.
Pas një takimi në Sharm el-Sheikh, May dhe kryetari i komisionit njoftuan “përparimin e mirë” në tre fushat e bisedimeve mbi paktin e Brexit të Britanisë së Madhe. Negociatorët e BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë punuar për të arritur një gjuhë të përbashkët në një deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme, nevojën për të shqyrtuar “angazhimet alternative” për një ndalesë irlandeze dhe gjuhën e mëtejshme ligjore që do të jepte “garanci shtesë” për natyrën e përkohshme të ndihmave.
“Në tri fushat të cilat janë identifikuar nga kryetari dhe kryeministrja në takimin më 20 shkurt ka pasur progres të mirë” -tha një deklaratë nga Komisioni Europian. “Të dyja palët ranë dakord “mbi nevojën për të përfunduar çdo gjë para takimit të Këshillit të BE më 21 mars” -tha deklarata. “Hapi i ardhshëm do të ishte Këshilli Europian dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”-tha një zëdhënës i komisionit. Zëdhënësi gjithashtu hodhi poshtë “spekulime” e mediave se BE ishte e gatshme të zgjasë anëtarësimin në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit 2020.
Michel Barnier, krye negociatori i BE-së Brexit, do të takohet me negociatorët në Bruksel për bisedime të mëtejshme gjatë ditës së nesërme.
Burimi:FT
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.