Dalja e lumit Vjosa nga shtrati – Peleshi: Po punohet maksimalisht për stabilizimin e situatës (Video)
Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës së Diel në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmbytje prej reshjeve të dendura të shiut.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ishte gjithashtu në terren u shpreh se aktualisht po vijon të punohet me strukturat e emergjencave civile të qarqeve të Vlorës e Fierit.
Sipas Peleshit mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për banorët e zonës si dhe për gjënë e gjallë dhe se po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve ka pasur bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.