Danimarka planifikon të eliminojë deri në 17 milion ‘nuselale’ për të ndaluar koronavirusin e modifikuar
Danimarka, prodhuesi më i madh në botë i gëzofëve të një lloji nuselale, planifikon të eliminojë të gjithë specien në vend për të përmbajtur një formë të modifikuar të koronavirusit të ri.
Kryeministri Mette Frederiksen tha të mërkurën se vendimi ishte marrë me një “zemër të rëndë”, por ishte e nevojshme bazuar në rekomandimin e autoriteteve shëndetësore. “Virusi është modifikuar tek kjo specie dhe më pas është përhapur tek njerëzit,” tha Frederiksen.
Statens Serum Institut, autoriteti danez me seli në Kopenhagë që merret me sëmundje infektive, kishte gjetur pesë raste të virusit në fermat e kësaj specieje dhe 12 shembuj tek njerëzit që treguan ndjeshmëri të zvogëluar ndaj antitrupave, tha ajo. Lejimi i përhapjes së virusit mund të kufizojë potencialisht efektivitetin e vaksinave të ardhshme.
“Ne kemi një përgjegjësi të madhe ndaj popullsisë sonë, por me mutacionin që është gjetur tani, ne kemi një përgjegjësi edhe më të madhe për pjesën tjetër të botës gjithashtu,” tha Frederiksen.
Sipas Danimarkës, ka rreth 15 milion dhe 17 milion nuselale në Danimarkë. Shpërthimet e koronavirusit në fermat e tyre të vendit kanë vazhduar me gjithë përpjekjet e përsëritura për të shkatërruar kafshët e infektuara që nga qershori.
Një milion nuselale/vizon brenda një rrezeje prej 8.4 kilometra të infeksionit të dyshuar ose të konfirmuar të fermës u shkatërruan në Tetor. Policia, ushtria dhe rojet e shtëpisë së Danimarkës do të vendosen për të përshpejtuar procesin e shkatërrimit, tha Frederiksen. Kjo specie është eliminuar edhe në Holandë dhe Spanjë pasi u zbuluan infeksionet edhe atje gjithashtu.
Kryeministri tha se kufizime të reja do të futen në zona të caktuara të Danimarkës për të përmbajtur përhapjen e virusit të modifikuar, duke përfshirë Hjorring, Frederikshavn, Bronderslev, Jammerbugt, Vesthimmerland, Thisted dhe Laeso. “Për fat të keq, banorët e atyre komunave duhet të përgatiten për kufizime të mëtejshme në të ardhmen e afërt,” tha ajo. (CNN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.