Dashuria për muzikën s`njeh moshë – 108-vjeçarja polake vijon të luajë në piano
Wanda Zarzycka, 108 vjeçare, hap pianon e saj, dhe thjesht fillon të luajë në të. Pavarësisht moshës dhe pavarësisht sfidave të mëdha që ka kaluar, ajo vazhdon të luajë në piano.
Në moshën 80 vjeçare Zarzycka theu të dyja duart e saj, ndërkohë që mjekët i komunikuan se s`do të mund të luante dot më kurrë në piano. Por, ajo arriti të thyejë çdo pritshmëri të mjekëve. Zarzycka është ndër banoret më të vjetra në Poloni, e gjithashtu ndër më të talentuarat. Ajo është një ish balerinë, e cila u dashurua me muzikën që në fëmijërinë e saj.
Pas luftës së dytë botërore ndërkohë, ajo u detyrua që të mos luante më në piano. Piano të cilën ajo vazhdon të luajë edhe sot është blerë në vitin 1944 në Krakoë, 5 vite pasi familja e saj ishte larguar nga qyteti i lindjes, Lviv, në perëndim të Ukrainës së sotme, por që asokohe ishte një qytet polak, i pushtuar nga ushtria sovjetike.
Tashmë që ka kaluar 1 shekull jetë, Zarzycka duket se gëzon shëndet mjaft të mirë, ndërkohë që gëzon gjithashtu të njëjtën devotshmëri ndaj muzikës dhe Zotit, si më parë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.