‘DEAL’! Arrihet marrëveshja për paketën 750 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID në Europë
Pas bisedimeve intrensive që zgjatën 4 ditë, liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë arritur dakordësinë për paketën e ndihmës që synon rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Paketa 750 miliardë euro do të shpërndahen në formën e granteve dhe kredive për vendet.
Për miratimn e kësaj pakete ka pasur qendrime të ndryshme pasi kishte mungesë dakordësie mes raportit që duhej të kishte kjo paketë lidhur me shpërndarjen e fondeve. Ngërçi u zgjidh pasi presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel paraqiti një propozim të ri që ndryshoi raportin mes kredive dhe granteve, duke rritur përqindjen e kredive e duke ulur atë të granteve.
Grantet që përfitohen nga shtetet e prekura janë në formën e ndihmës pa detyrime, ndryshe nga kreditë që ndikojnë në rritjen e borxhit publik.
390 miliardë euro do të shprëndahen në formën e granteve për vendet anëtare ndërsa 360 miliardë euro do të shpërndahen në formën e kredive me interesa të ulëta.
Përfituesit kryesorë pritet të jenë Italia dhe Spanja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.