Debatet për buxhetin – Angjeli: Mbështet zhvillimin. Spaho: Rritët taksat
Diskutimet për projektligjin për buxhetin e janë shoqëruar me debate në seancën plenare. Deputeti i PS, Anastas Angjeli, i cili është dhe relator i këtij drafti, i ka përmbledhur treguesit e këtij buxhet në katër karakteristika të përgjithshme.
“Ky buxhet, buxheti Iivitit 2018, është buxhet i zhvillimit, punësimit dhe i zhvillimit të mirëqenies. Së dyti, ky buxhet mbështet prioritete të përcaktuara drejt të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Së treti, mbështet reformat e nisura dhe ato që do të vazhdojnë gjatë vitit 2018 apo do të nisin në vitin 2018. Së katërti, si karakteristikë të fundit do të thoja se edhe buxheti I vitit 2018 vazhdon rrugën e konsolidimit fiskal duke treguar përgjegjshmërinë fiskale të qeverisë.”
Por është kundërshtuar nga deputeti i PD Edmond Spaho, sipas të cilit qeveria Rama ka rritur 4 herë taksat duke rënduar qytetarët dhe bizneset.
“Në 5 vite qeveria e Edi Ramës ka rritur 4 herë taksat. Në 2014 220 milionë, në 2015 160 milionë euro, në 2016 20 milionë euro dhe në 2017 50 milionë euro. Njerëzit duhet të dinë se duke filluar nga prilli I 2018 do iu dy dhe trefishohet taksat që paguajnë taksat që paguajnë për shtëpitë e tyre. Por nuk mbaron këtu. Shpejt në kuvend do të vijë ligji për të ardhurat e qytetarëve me metodën progresive. Kjo do të thotë që jo vetëm paga, por edhe qiratë e banesave, të ardhurat nga depozitat, Nga transaksionet e shitblerjes dhe çdo e ardhur tjetër do të tatohen me normën 13- 23%. Taksa tjetër me efekt negative në kurrizin e qytetarëve do të jetë ulja e kufirit të TVSH-së. Po përse Edi Rama këmbëngul që ta ulë kufirin? Gojët e liga thonë se do të jepet me koncesion përpunimi i deklaratave të TVSH-së, ku çdo biznes në skemë do t’i paguajë firmës private që do të marrë koncesioni një taksë për shërbimin që ajo do ofrojë. “
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Financave, Ahmetaj I cili ka sjelle dhe shifrat e koncensioneve të dhëna në vite.
“Nga viti 2004 deri më sot, janë 213 kontrata koncesionare aktive, 213. Nga të cilat, të nderuar qytetarë dhe të nderuar deputetë 178 janë bërë para vitit 2013. Tani kur vini këtu dhe flisni për koncesionet dhe bëni sikur ju vret shpirti e ju vret shpirti për koncesionet e për paratë e buxhetit të shtetit e për paratë e qytetarëve, sot është një moment transparence që secili të marrë përgjegjësinë. 178 koncesione janë bërë nga qeveria e Partisë Demokratike, nga të cilat 98 për qind janë oferta të pa kërkuara. 98 për qind për qytetarët, oferta e pa kërkuar do të thotë kur biznesi vjen dhe sjell ofertën e vet dhe hyn në procedurë.”
Sipas Ahmetajt, ky buxhet dhe paketa fiskale do të sjelle mbështetje për qytetarët dhe bizneset pasi lehtësimi fiskal dhe rritja e investimeve do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.