Debati i zv/presidentëve, Pence-Harris – Kandidatja demokrate kritikon trajtimin e pandemisë nga administrata Trump
Zv/presidenti Mike Pence dhe demokratja Kamala Harris, u përplasën mbi mënyrën se si administrata e Trump ka trajtuar koronavirusin, gjatë debatit të kësaj Jave. Ç’ka tërhoqi tjetër vëmendjen e shikuesve ishte një mizë që zuri vend tek flokët e Mike Pence, duke ndenjur për disa minuta atje, ndërsa ai debatonte me rivalen demokrate. Harris, senatorja e Kalifornisë dhe ish-avokate e përgjithshme, u kap menjëherë me historikun e Trump tek pandemia që ka lënë mbi 210,000 amerikanë të vdekur dhe shkatërruar ekonominë.
Në kundërpërgjigje, Pence fajësoi Kinën për pandeminë dhe mbështeti reagimin e administratës së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër sëmundjes, përfshirë vendimin e Trump në fund të muajit Janar për të kufizuar udhëtimin me epiqendrën e virusit. “Dua që çdo amerikan të dijë se që nga dita e parë, presidenti Trump ka vendosur shëndetin e Amerikës, të parin”, -tha Pence. Dy kandidatët ishin ndarë nga një mbrojtje xhami prej 3.6 metra, çka rikujtoi virusin që ka sjellë krizën më të madhe publike në histori. Sondazhet kombëtare tregojnë se Trump është mbrapa rivalit Biden, për zgjedhjet e Nëntorit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.