Debati Iphone apo Samsung? / 10 faktet që shpallin fituesin
Shpesh herë haset debati se kush nga markat, Apple apo Samsung, prodhon celularin më të mirë në botë. Për ta vendosur njëherë e mirë fituesin, janë marrë në krahasim celularët Iphone 11 dhe i sapo nxjerri në treg: Samsung Galaxy S20.
- Ekran më i madh
S20 ka një ekran 6.2 inç, ndërkohë Iphone 11 e ka ekranin 6 inç
- Ekrani i Samsung nuk kufizohet nga asgjë, ndërkohë Iphone ka një të prerë
- Sensori i kameras është më i madh tek Samsung
Ndërkohë që Iphone e ka rezolucionin e kamerës 12 megapixel, Samsung-ut i shkon deri në 108 megapixels.
- Kamera e S20 zmadhon më shumë
Kamera e Iphone mund të zmadhojë deri në 10 herë, ndërkohë S20 ka aftësinë për të zmadhuar një foto deri në 100 herë.
- Kamera e Samsung ofron disa mundësi vetëm me një të shtypur butoni, ndërkohë Iphone është i vakët nga opsionet
- Memorie më e lartë
Ndërkohë që Iphone në modelin bazë ofron 64GB në memorie, S20 ofron 128GB, plus mundësinë e një karte SSD.
- Mundësia për 5G
Asnjë Iphone nuk zotëron akoma aftësinë për lidhje 5G, ndërkohë S20 mund tua ofrojë konsumatorëve këtë lehtësi
- Ekrani përditësohet më shpejt
Samsung shquhet për prodhimin e ekraneve të mirë, dhe këtë herë në S20 ka vendosur një ekran që rifreskohet me shpejtësinë 120HZ, ndërsa Iphone i Apple këtë shpejtësi e ka deri në 60HZ.
- Siguri më e lartë dhe më e shpëjtë
Të dy celularët ofrojnë mundësinë e një sensori të gishtit, për të siguruar të dhënat e përdoruesit, por ndryshimi i Samsung është se këtë mundësi e ofron direkt në xham, duke shkurtuar kohën, por dhe rritur sigurinë nëpërmjet një sensori të ri.
- Mundësia për të karikuar pajise të tjera
Të dy celularët mund të karikohen pa pasur nevojën e kabllove, por ndryshimin e bën sërish S20, që ofron mundësinë për t’i dhënë nga bateria e vet pajisjeve periferike si kufjeve etj, pa pasur nevojën e kabllove.
DOSTI BANUSHI – SCAN
BURIMI: BUSINESS INSIDER
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.