Debati për ndihmën ekonomike, Basha: Fondet nuk përdoren për familjet në nevojë, por për luks qeveritar
Vijon debati në distancë për ndihmën ekonomike. Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur se qeveria i ka fondet për familjet në nevojë, por i përdor ato për shpenzime luksi.
Sipas Bashës, askush nuk mund të besojë ato që ka thënë kryeministri Rama në Berat, se qytetarët preferojnë më mirë 5 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe jo një punë me 40 mijë lekë në muaj.
Partia Demokratike e cilëson si abuzive skemën e re të ndihmës ekonomike, prej së cilës janë përjashtuar rreth 20 mijë familje në nevojë.
Për këtë arsye, në datën 15 mars do të ketë debat në Kuvend, pas mocionit të bërë nga opozita.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.