Dëborë dhe akull – Kujdesi që duhet të tregojnë drejtuesit e mjeteve
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në zona me dëborë apo me ngrica e akull të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këto këshilla:
- Ndërro gomat nga verore në dimërore
- Pastro mirë mjetin nga dëbora, para udhëtimit!
- Në terren të akullt, mos kryej manovra të ashpëra! Fërkimi i gomës me sipërfaqen e rrugës është më i vogël dhe rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit.
- Në ngjitje përdor marsh të ulët dhe ec me kujdes, por pa humbur shpejtësi!
- Në dishezë, për të ngadalësuar mjetin duhet zbritje e përshkallëzuar e marsheve.
- Qëndro larg mjeteve, me distancë udhëtimi! Hapësira e frenimit në rrugë me dëborë e akull rritet dukshëm për shkak të uljes së koeficienteve të fërkimit.
- Mos e rrit shpejtësinë as në rrugë të drejtë. Në kthesën e parë kur rruga është me akull, do të kesh vështirësi manovrimi.
- Një sy mbaje te mjeti para, për të evidentuar pikat problematike në aks rrugor!
- Nëse ka dëborë në rrugë, mos kalo mbi gjurmët e mjetit para! Gomat thellojnë kanalin mbi dëborë dhe mund të bllokohesh.
- Nëse ka shumë akull e dëborë, vendos zinxhirët e dëborës në rrotat aktive të mjetit. Zinxhirët hiqi kur sipërfaqja e asfaltit të jetë e pastër, që të ruash gomat e mjetit!
- Mos pi pije alkoolike kur je në timon dhe mos përdor telefonin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.