Defekt në hidrocentralin e Fierzës – KESH informon mbi situatën aktuale
KESH njofton se pas kontrollit teknik të turbinës, në rrotën e punës u evidentuan çarje të lopatës dhe gjurmë të theksuara të fenomenit të kavitacioni të saj në disa zona.
Sipas informacionit menjëherë u morën masat për riparimet e nevojshme e për kthimin e turbinës në kushte normale operimi dhe brenda standardeve të shfrytëzimit.
Së shpejti pritet që KESH në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare dhe partnerë do të realizojnë rehabilitimin elektromekanik të centralit HEC Fierzë duke garantuar një shfrytëzim maksimal në prodhim.
KESH bën me dije ka vendosur në prioritetet e programit, projektin për Rehabilitimin Elektromekanik në këto turbina të cilat janë në punë që nga koha e ndërtimit të HEC- Fierzë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.