Defekti në kabinën ‘Elmander’ tek Don Bosko – OSHEE: Grupet e avarisë janë në terren
OSHEE njofton se për shkak të këputjes së kabllove në hyrje dhe dalje të kabinës “Elmander” në zonën e “Don Boskos” nga mjetet e një firme private, prej mbrëmjes së djeshme kanë mbetur pa energji abonentët e një prej pallateve të kësaj zone.
Sipas njoftimit grupet e avarisë së OSSH njësia 1 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa me shpejt të avarisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.