Defiçiti publik, krahasimi me BE – Shqipëria në fund të listës, por konform rregullave
Ndërkohë që për financat personale, Shqipëria nuk njeh rivalë, as në Europë e as në rajon, duke qenë e fundit në thuajse çdo indikator, në drejtim të financave publike situata ndryshon tërësisht.
Vendet e Bashkimit Europian kanë si rregull të përbashkët defiçitin publik nën 3% të prodhimit kombëtar. Në Shqipëri, për 2018, kjo normë fiksohet në 2%.
Në Bashkimin Europian, 6 ekonomi janë më keq se vendi ynë. Pra, pavarësisht faktit se Shqipëria është brenda rregullave europiane, paçka se nuk është e detyruar t`i respektojë, është ndër vendet me performancën më të dobët. Nga ana tjetër, vetëm Spanja dhe Portugalia e shkelin vijën e kuqe të 3%.
Gjatë viteve të pas krizës financiare globale dhe asaj të borxhit në Europë, çështja e defiçitit publik u kthye në një temë madhore, me një pjesë të vendeve europiane, si Italia dhe Franca që nuk e respektonin këtë rregull. Vetëm gjatë viteve të fundit këto ekonomi i janë rikthyer bilanceve pozitive, ndërkohë që vende si Spanja dhe Portugalia rrezikojnë gjoba të majme nga Komisioni Europian.
Shqipëria, si një prej vendeve kandidate për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian ndërkohë është e detyruar në një farë formë që të japë sinjale bindëse se mund t`i respektojë në të ardhmen këto rregulla.
Shqipëri -2%
Itali -2.4%
Greqi 0.8%
Spanjë -3.1%
Gjermani -2%
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.