Dëgjesa publike në Korçë – Rama: Procesi i negociatave ka filluar. 1 vit kohë për kushtet
Në dëgjesën publike të zhvilluar në Korçë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se procesi i hapjes së negociatave tashmë ka filluar dhe se Shqipëria ka 12 muaj afat për të përmbushur kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Ai nënvizoi që edhe sikur të ishte marrë vendimi zyrtar për çeljen menjeherë të negociatave, do të vendosej një datë për nisjen e tyre, që mund të ishte pas gjashtë muajve apo një viti.
“Kemi 12 muaj kohë për të ngritur strukturat. Ato nuk janë për deri më sot, por në vazhdim. Mali i Zi sot është në proces. I gjithë ky proces është ndërtimi i shtetit brenda shtetit. Shtet-bërje europiane. Ne nuk e duam procesin e integrimit për t’u bërë anëtarë. Ky proces është themelor për të plotësuar shtet-bërjen sepse ka dije kryesore. Do t’i bënim si me datë si pa datë.”, tha Rama.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.